PAMJE ME DRON/ Studentët vërshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e tetë të protestës

Ditën e sotme, pamjet e filmuara me dron tregojnë një numër të madh studentësh dhe pedagogësh që kanë marshuar në rrugët e Tiranës në drejtim të Ministrisë së Arsimit, në ditën e tetë të protestës studentore kundër qeverisë.

Marshimi shënon vijimin e qëndresës së të rinjve, të cilëve sot u janë bashkuar edhe pedagogë e qytetarë në mbështetje të kauzës së tyre.

Të lidhura

None found

Protestuesit vijojnë të kërkojnë që zëri i studentëve të dëgjohet dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje.