Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) bëri të ditur se shporta minimale sindikale për tetorin e vitit 2026 kushton 70.358 denarë, duke shënuar një rritje prej 926 denarësh kundrejt muajit shtator, kur vlera e saj ishte 69.432 denarë.
Të lidhura
None found
Nëse llogaritet edhe qiraja për një apartament me sipërfaqe 60 metra katrorë, shpenzimet minimale mujore arrijnë në 85.733 denarë.
Të dhënat e LSM-së tregojnë se për ushqime dhe pije familjet shpenzojnë 26.170 denarë, ndërsa faturat kapin vlerën e 6.379 denarëve dhe transporti 5.468 denarë.







