Arman Durmishi vazhdon të jetë protagonist, duke shënuar dy herë në suksesin 2-1 të Juventusit U-23 ndaj Renates në Serie C.
Sulmuesi i Shqipërisë kaloi bardhezinjtë në epërsi në minutën e 23-të, ndërsa në të 78-tën realizoi golin e dytë personal, që vulosi fitoren.
Të lidhura
None found
Tri pikët i japin Juventusit mundësinë të largohet përkohësisht me një pikë nga zona e kuqe. Ekipi renditet në vendin e 15-të, me 10 pikë gjithsej. Për Durmishin, sezoni ka qenë pozitiv në planin personal: ai ka shënuar 3 gola.





