Një dënim prej 25 vjetësh burgim është shqiptuar nga Gjykata e Gjilanit ndaj Egzon Shallkit, lidhur me ngjarjen tragjike ku humbi jetën Auron Ferizi.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi më 8 shtator 2025 në parkun “Bafti Haxhiu”, në Viti. Ferizi u godit rëndë nga një veturë dhe u dërgua për trajtim mjekësor.
Pavarësisht ndërhyrjeve të stafit shëndetësor, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe vdiq në kujdesin intensiv.
Rasti tronditi qytetarët dhe nxiti shqetësime për rrethanat e ngjarjes. Pas procedurave gjyqësore, Gjykata e Gjilanit vendosi dënimin prej 25 vjetësh burgim për Egzon Shallkin.







