Dy makina përfshihen nga zjarri në Shkup, raportohet vetëm për dëme materiale

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se në Shkup janë djegur dy automjete, ndërsa nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, më 19.10.2026, rreth orës 01:20, Shërbimi i Mbrojtjes së Shpejtë (SPV) Shkup ka informuar për një zjarr në zonën e Karposhit. Flakët kanë përfshirë një automjet pasagjerësh të tipit “Geely”, me targa të Shkupit, në pronësi të B.I. (42) nga Shkupi, si dhe një automjet tjetër pasagjerësh, tip “Toyota”, po me targa të Shkupit, në pronësi të D.K. (74) nga Shkupi.

Zjarri është lokalizuar dhe shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit. Nga incidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk është raportuar asnjë i lënduar.

MPB-ja njofton se po ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të rastit.


Shtuar më 19.10.2026 22:55