A do të japë dorëheqjen Edi Rama? Ministri i tij i prerë: Nuk e ka mandatin personal, por të PS-së

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, duke theksuar se mandati i tij buron nga votëbesimi që ka marrë Partia Socialiste.

I pyetur për këtë çështje, ai u shpreh se Rama ushtron mandatin e fituar nga PS-ja me rreth 800 mijë vota dhe se objektivi kryesor i mazhorancës mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas ministrit, mazhoranca duhet të dëgjojë në mënyrë të vazhdueshme shqetësimet e qytetarëve, por pa u larguar nga axhenda për të cilën ka marrë votëbesimin.

Të lidhura

None found

“Jo, nuk ka ndërmend. Edi Rama nuk ka një mandat personal, ai ushtron mandatin që ka marrë Partia Socialiste e Shqipërisë me 800 mijë vota. Ushtron një mandat që ka një objektiv të caktuar, arritjen në BE.

Mazhoranca ka nevojë të dëgjojë në mënyrë sistematike njerëzit, duke i qëndruar besnike axhendës kryesore mbi të cilën është marrë edhe votëbesimi”, u shpreh Arbjan Mazniku në studion e Opinion.


Shtuar më 19.10.2026 22:29

Tags: ,