Nis aplikimi për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka bërë të ditur se ka filluar periudha e aplikimit për Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2026–2027.

Të lidhura

None found

Përmes këtij programi, familjet që përmbushin kushtet e përcaktuara do të mbështeten me subvencionim të faturave të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit zyrtar, aplikimin mund ta paraqesë një anëtar i ekonomisë familjare, ndërsa kërkesa duhet të jetë e lidhur vetëm me një njehsor elektrik.

Të drejtën për të aplikuar e kanë ekonomitë familjare që përmbushin kriteret dhe kushtet e përcaktuara në program.


Shtuar më 19.10.2026 16:31