Egnatia fitoi 3-1 ndaj Vllaznisë në Rrogozhinë, duke mbyllur javën e 7-të të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të takimit, trajneri i skuadrës vendase, Nevil Dede, komentoi para mediave paraqitjen e ekipit.
Të lidhura
None found
Dede theksoi se Vllaznia u përmirësua gjatë ndeshjes dhe se trajneri i ri i saj bëri ndërhyrjet e duhura, por pavarësisht kësaj, Egnatia arriti ta mbante nën kontroll situatën. Ai pranoi se ekipi pati edhe vështirësitë e veta, për shkak të lodhjes dhe ngarkesës mendore, ndërsa u shpreh i kënaqur me angazhimin e lojtarëve.
Sipas tij, futbollistët mund ta kenë mendjen edhe te ndeshjet e tjera, pasi në kampionat përqendrimi mund të ulet, ndërsa në Conference League rikthehet menjëherë. Dede e cilësoi si njerëzore këtë situatë dhe nuk e përjashtoi mundësinë që ajo të ketë ndikuar në performancën e skuadrës.
Trajneri i Egnatias pranoi gjithashtu se Vllaznia u rrit gjatë takimit dhe se aftësitë e saj krijuan përballje të drejtpërdrejtë me ekipin e tij. Ai shtoi se skuadra humbi kohë në momente kur duhej të kryente pasimin.
Duke folur për forcën në repartin ofensiv, Dede tha se një trajner nuk dëshiron që lojtarët të dalin nga pozicionet në zonë, veçanërisht kur kjo shoqërohet edhe me pësim golash. Ai shpjegoi se, me shumë lojtarë të vendosur në thellësi, Egnatia duhej të mbyllte hapësirat. Në fund, Dede nënvizoi se rotacioni ishte i madh, pasi u ndryshuan 6 lojtarë, ndaj loja nuk mund të zhvillohej plotësisht sipas parashikimeve.




