KSHZ nxjerr rezultatet e para nga 4 prej 24 vendvotimeve në Bërvenicë, kandidati i OBRM-PDUKM-së në avantazh të qartë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e të dhënave fillestare nga zgjedhjet e parakohshme lokale në Komunën e Bërvenicës.

Të lidhura

None found

Deri tani janë përpunuar votat e katër vendvotimeve, nga 24 sa janë gjithsej në këtë komunë.

Në rezultatet e deritanishme kryeson dukshëm kandidati i partisë në pushtet, OBRM-PDUKM, ndërsa pas tij renditen LSDM, VLEN, AKI dhe subjektet e tjera.


Shtuar më 18.10.2026 20:27