Sport Club Gjilani mori tri pikët përballë Feronikelit ’74, falë një goli të shënuar në minutën e fundit të kohës shtesë.
Të lidhura
None found
“Skifterët” e kontrolluan ndeshjen që në start dhe, pavarësisht rasteve të krijuara, fitoren 1-0 e siguruan vetëm në sekondat e fundit.
Skuadra gjilanase e nisi takimin më mirë, duke ndërtuar disa aksione të rrjedhshme, por pa arritur t’i konkretizojë ato.
Mevlan Zeka provoi disa herë me goditje drejt portës, ndërsa mbrojtja mysafire reagoi në kohë dhe e neutralizoi rrezikun.
Feronikeli ’74 u përqendrua kryesisht në mbrojtje dhe tentoi të kërcënonte përmes kundërsulmeve, të cilat nuk sollën rezultat.
Kur po luhej minuta e fundit e shtesës, Gjilani fitoi një penallti. Përgjegjësinë e mori kapiteni Armend Thaqi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën 90+10’.
Pas këtij triumfi, Gjilani renditet i treti me 17 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 mbetet në vendin e tetë me tetë pikë.






