Real Madrid veçse ka njoftuar se lojtarët si Toni Kroos dhe Fede Valverde janë lënduar.
Mirëpo, kësaj liste duket se i është shtuar edhe mesfushori i kombëtares Kroate, Luka Modric.
Ky i fundit pësoi një lëndim kur u bë lojtari me më së shumti paraqitje (134) për Kroacinë duke barazuar kështu ish-legjendën Darijo Srna.
Modric pësoi një faull të keq në kyçin e majtë dje dhe në fund të lojës ai u largua nga fusha duke çaluar.
Akoma nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen tjetër të Kroacisë ndaj Qipros më 27 mars, apo është lënduar.
Në qoftë se konfirmohet lëndimi i tij, atëherë Real Madrid mund të jetë pa Modricin në ndeshjen kundër Liverpool.