Rama: Neutralizuam dronin me eksploziv që synonte Kryeministrinë; protesta drejtohet nga të tjerë, jo nga rinia

Kryeministri Edi Rama deklaroi, gjatë komunikimit live me ndjekësit në rrjete sociale, pretendoi se kanë neutralizuar një dron me eksploziv që sipas tij do të godiste Kryeministrinë. Sipas tij, pas qëndron “një dorë e huaj”.

Rama pranoi se rinia është e frustruar dhe e inatosur me qeverinë por shtoi se ata po përdoren nga “Grupi i zjarrit” për të kryer akte dhune.

Të lidhura

None found

“Përpara dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm ku është ajo grehina e drurit dhe një zot e di me çfarë pasojash. Nuk ka rini, student e të mitur i shkon mendja dhe jo më ta vërë në jetë këtë plan. Është një dorë e huaj.”, tha Kryeministri.

Kryeministri duket se po përdor të njëjtën retorikë si Sali Berisha pas ngjarjeve të 21 janarit 2011, kur u vranë katër protestues.

Në atë kohë, Berisha e cilësoi protestën si një përpjekje për grusht shteti dhe bëri pretendime për përdorimin e mjeteve të tilla si çadra-pistoleta dhe thika me helm.


Shtuar më 18.10.2026 08:39