Hansi Flick e ka përshkruar Lamine Yamalin si futbollistin më të mirë në botë për momentin, duke veçuar paraqitjet e tij me Barcelonën. Trajneri, megjithatë, kujtoi se skuadrën e pret ende një sezon i gjatë.
Të lidhura
None found
Tekniku gjerman shprehu vlerësime të larta për sulmuesin e krahut, i cili po tërheq vëmendje me lojën e tij në fanellën katalunase.
“Lamine është aktualisht lojtari më i mirë në botë”, tha Flick.
Ai u shpreh i kënaqur me atë që ka arritur Barcelona deri tani, por nënvizoi se ekipi duhet të ruajë të njëjtin angazhim edhe gjatë muajve në vijim.
“Sezoni është i gjatë dhe ka ende shumë ndeshje për t’u zhvilluar. Deri tani, gjithçka ka qenë e jashtëzakonshme. Mund të ndodhin shumë gjëra, por ne po punojmë fort”, deklaroi Flick.
Fjalët e trajnerit vijnë teksa Barcelona po kalon një formë të shkëlqyer në La Liga, ndërsa Yamal po dëshmon vazhdimisht se është një prej lojtarëve kryesorë të ekipit katalunas.




