Rron Gjinovci sulmon ashpër Ramën: “Zgjodhi all inclusive, me hy edhe në burg

Protestat e studentëve në Shqipëri vijojnë, ndërsa kërkesa kryesore e demonstruesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Tubimet janë shoqëruar me tensione dhe përplasje të dhunshme.

Të lidhura

None found

Zhvillimet e fundit në Shqipëri kanë marrë edhe reagimin e analistit Rron Gjinovci, i cili përmes një postimi në Facebook ka kritikuar me tone të forta kryeministrin shqiptar.

“Edi Rama e pati mundësinë me u dorëheqë e me u zhdukë, por zgjodhi all inclusive, me hy edhe në burg. Kriminel”, ka shkruar Gjinovci.

Reagimi i tij publikohet në një kohë kur protestuesit vazhdojnë të kërkojnë largimin e Ramës nga pushteti, ndërsa situata politike në vend mbetet e tensionuar.


Shtuar më 17.10.2026 21:42