Në shtator të këtij viti, inflacioni vjetor në Maqedoninë e Veriut u regjistrua në 2,7 për qind. Ndërkohë, ushqimet dhe pijet joalkoolike kushtuan 1,7 për qind më shumë se në shtatorin e vitit të kaluar.
Të lidhura
None found
Qytetarët kanë mendime të ndryshme për rritjen e çmimeve, përtej të dhënave zyrtare. Disa thonë se shtrenjtimi është i ndjeshëm dhe se rritja e çmimit të karburanteve ndikon edhe te produktet e tjera. Të tjerë e shohin inflacionin si rezultat të përllogaritjeve të specialistëve të ekonomisë.
“Çmimet janë rritur 100 për qind. Një kilogram djathë kushtonte 250 denarë, ndërsa tani kushton 500–600 denarë. E njëjta gjë vlen për mishin dhe të gjitha produktet.
Këto vetëm e gënjejnë popullin. Kur shtrenjtohet nafta, rriten edhe çmimet e tjera, sepse i gjithë transporti kryhet me naftë dhe për këtë arsye ato ngrihen”, u shpreh një qytetar.
Një tjetër qytetar tha: “Ne i kushtojmë shumë rëndësi kësaj dhe mendoj se është normale. Kjo është një përllogaritje e bërë nga ekspertë, ekonomistë”.
“Me këtë qeveri gjithçka është e mundur; çmimet do të vazhdojnë vetëm të rriten. Nuk dihet, me shumë gjasë, me shumë gjasë”, tha një qytetar.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bëri të ditur se shporta minimale sindikale në shtator arriti në 69.432 denarë. Kjo është 757 denarë më shumë se në gusht dhe 4.355 denarë mbi vlerën e shtatorit të vitit të kaluar. Për ushqime dhe pije, një familjeje i duheshin 25.259 denarë në muaj. /Alsat.mk.







