Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” vijon të jetë një nga zonat më të tensionuara të përplasjes, teksa situata në terren është rënduar ndjeshëm.
Pas përdorimit për orë të tëra të gazit lotsjellës, ujit me presion, molotovëve dhe shoqërimeve masive, janë shënuar momente edhe më kritike. Në pamjet e filmuara shihen dy efektivë të forcave të rendit duke mbajtur armë të pajisura me plumba gome dhe duke i drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë drejt grupeve të të rinjve dhe protestuesve.
Të lidhura
None found
Ngjarja tregon përshkallëzimin e masave të dhunshme të ndërmarra në terren. Ndërkohë, qindra qytetarë vijojnë të jenë të ekspozuar ndaj rrezikut të dëmtimeve fizike, për shkak të përdorimit të armëve me plumba gome në distancë të afërt.






