Protesta që po zhvillohet në Tiranë vijon të jetë e tensionuar. Numri më i madh i qytetarëve është mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Një tjetër i ri është dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, ai ishte i vetëdijshëm kur po transportohej.
Të lidhura
None found
Raportohet gjithashtu se është plagosur edhe një efektiv policie. Sipas informacioneve nga terreni, ai po dërgohet në spital me automjet, jo me ambulancë.
Gjatë protestës vijojnë të përdoren gurë dhe sende të tjera.






