Protestuesit dëmtojnë autoblindën e policisë, thyhet xhami i përparmë i mjetit me ujë me presion

Përplasjet pranë Kryeministrisë vijojnë të jenë të forta. Protestuesit kanë goditur disa herë mjetet e blinduara të policisë.

Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga kamerat e News24 tregojnë dëmtime të dukshme në një prej autobotëve të policisë, i cili përdoret për shpërndarjen e turmës me ujë nën presion.

Të lidhura

None found

Sendet e forta të hedhura gjatë përplasjes kanë thyer dhe dëmtuar rëndë xhamin e përparmë të mjetit.

Megjithatë, autoboti vazhdon të qëndrojë në vijën e parë të kordonit policor, mes tymit të dendur të gazit lotsjellës. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, situata mbetet skajshmërisht e tensionuar.


Shtuar më 17.10.2026 17:09