Burnley i Armando Brojës bie në vendin e 22-të, tifozët kërkojnë largimin e Alan Pace

Humbja në shtëpi me rezultatin 1 – 2 përballë Wolves, në javën e 11-të të Championship të Anglisë, e ka thelluar krizën e Burnley. Në këtë takim u aktivizua për disa minuta edhe sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja.

Të lidhura

None found

Me vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit, Burnley ka zbritur në vendin e 22-të të renditjes, duke përfunduar në zonën e rënies.

Pas kësaj disfate, zemërimi i tifozëve është drejtuar ndaj pronarit të klubit, Alan Pace. Mbështetësit kanë reaguar ashpër dhe kanë kërkuar që ai të largohet, duke shpalosur një banderolë me mesazhin e qartë: “Pace, largohu”.


Shtuar më 17.10.2026 16:15