Pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, policia ndërhyn në turmë dhe shoqëron protestuesit

Përplasjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë intensifikuar, ndërsa situata është shoqëruar me kaos.

Pasi hodhën sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe përdorën ujë me presion për të shpërndarë turmën përpara Kryeministrisë, policia dhe efektivët e ndërhyrjes së shpejtë nisën një tjetër aksion në terren.

Të lidhura

None found

Policët çanë kordonët dhe u futën mes protestuesve, ku filluan shoqërimet e para. Qytetarë dhe të rinj u kapën dhe u tërhoqën nga efektivët.

Tentativat e protestuesve për të penguar shoqërimin e bashkëqytetarëve u shoqëruan me përplasje fizike. Tymi i gazit dhe kaosi vijojnë të përfshijnë gjithë gjatësinë e bulevardit, ndërsa situata mbetet kritike.


Shtuar më 17.10.2026 16:21