Chelsea siguroi tri pikë në udhëtim, duke mposhtur Evertonin me rezultatin 2-0 në javën e shtatë të Ligës Premier.
Skuadra e Xabi Alonsos duket se është rikthyer në formë pas pushimit ndërkombëtar, pasi kjo ishte fitorja e dytë radhazi në kampionat.
Të lidhura
None found
45 minutat e para ishin të ekuilibruara, me të dyja skuadrat që krijuan mundësi të ngjashme, por nuk arritën të shënonin.
Pas pushimit, Chelsea u paraqit më mirë dhe sulmoi më me vendosmëri, duke krijuar më shumë raste e duke gjetur rrugën drejt rrjetës.
Pedro Neto zhbllokoi rezultatin në minutën e 46-të, duke kaluar mysafirët në epërsi, 0-1.
Edhe pse rastet nuk munguan deri në fund, rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e fundit, kur Neto shënoi sërish dhe vulosi fitoren 0-2.
Me këtë sukses, Chelsea ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë, ndërsa Evertoni renditet i gjashti me 10 pikë.
Në takimin e radhës, Chelsea do ta presë Tottenhamin, kurse Evertoni do të luajë si mysafir ndaj Arsenalit.



