Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës largohen nga sfida me Laçin

Ndeshja mes Tiranës dhe Laçit po luhet në stadiumin e Vorës, në kuadër të javës së 7-të të “Abissnet Superiore”, ndërsa rezultati vijon të jetë 0-0.

Të lidhura

None found

Mbështetësit e “Tirona Fanatics” qëndruan vetëm për pak minuta në stadium, për shkak të protestave që po zhvillohen prej 5 ditësh në kryeqytet.

Para largimit, tifozët shpalosën një banderolë me mesazhin “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrim”. Më pas, ultrasit e Tiranës braktisën ndeshjen për t’iu bashkuar rezistencës disaditore të studentëve, e cila është shtrirë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Një qëndrim të ngjashëm kanë mbajtur edhe tifozë ultras të skuadrave të tjera, mes tyre “Ultras Guerrils” të Partizanit, “Arrakat Boys” të Elbasanit, si dhe mbështetësit nga Shkodra.


Shtuar më 17.10.2026 14:10