Operacion i gjerë policor në mbi 40 lokacione në Maqedoninë e Veriut

Në mbi 40 lokacione në vend po kryhen kontrolle policore, gjatë të cilave janë zbuluar drogë, armë, para, hanxharë dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me vepra penale, raporton jozyrtarisht media „Kurir“.

Të lidhura

None found

Aksioni është në ditën e dytë dhe drejtohet nga Departamenti i Policisë Kriminalistike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Në operacion janë angazhuar të gjithë sektorët për punë të brendshme, së bashku me njësinë organizative për qentë zyrtarë.

Siç bën të ditur „Kurir“, policët vijojnë punën në terren. Kontrollet janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar dhe parandaluar kriminalitetin.


Shtuar më 17.10.2026 13:41