Revolta studentore kundër Ramës/ Inva Mula: Të rinjtë meritojnë të dëgjohen, asgjë nuk është më e dhimbshme se një brez që humbet shpresën te e ardhmja

Sopranoja e njohur Inva Mula, ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me situatën e të rinjve në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërit të tyre dhe të ruajtjes së shpresës për të ardhmen.

Në reagimin e saj, Mula shprehet se shqetësimi më i madh është humbja e besimit të brezit të ri te e ardhmja, ndërsa nënvizon se të rinjtë meritojnë mundësi për të ëndërruar dhe për t’u dëgjuar.

Të lidhura

None found

“Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja.

Të rinjtë tanë meritojnë të ëndërrojnë, të besojnë dhe të dëgjohen, sepse në ato zëra rreh zemra dhe e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Inva Mula.


Shtuar më 17.10.2026 12:44