Aktivisti Florian Haçkaj, ka bërë të ditur se është depozituar një padi në SPAK, lidhur me veprimet e Policisë gjatë protestave të ditëve të fundit.
Teksa fliste për News24, Haçkaj thotë se padia është ngritur ndaj kryeministrit Edi Rama, Ervin Demos dhe drejtuesve të Policisë, duke theksuar se dhuna ndaj studenteve eshte e papranueshme.
Të lidhura
None found
“Kjo është padi në SPAK kundër Edi Ramës, Ervin Demos dhe drejtuesve të policisë që u depozitua para 20 minutash për dhunën barbare ndaj qytetarëve. Është e papranueshme që kjo të ndodhë”, tha ai.
Ai u bën gjithashtu thirrje prindërve të të rinjve që të dalin dhe të mbështesin fëmijët e tyre në protestë, duke kërkuar largimin e kryeministrit nga detyra.
“Mendoj se prindërit e këtyre të rinjve duhet të vijnë këtu dhe ti mbështesin, ta detyrojmë Ramën që të japë dorëheqjen. Ne duhet të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qytetarët të ndihen të përfaqësuar”, deklaroi Haçkaj.






