Vetëm pak orë pasi u shkarkua nga detyra e sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Katie Zakaria publikoi mesazhin e saj të parë, ku zgjodhi të shprehte vlerësimin për Donald Trump, ndonëse presidenti amerikan e kishte larguar pas vetëm pesë ditësh.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zakaria e cilësoi Trumpin si “një njeri të mrekullueshëm, bujar dhe punëtor” dhe tha se e konsideronte privilegj punën pranë tij.
Të lidhura
None found
“Presidenti Trump është një njeri i sjellshëm, i mrekullueshëm, bujar, i dashur, entuziast dhe punëtor. Do të doja që më shumë amerikanë ta vlerësonin atë. Askush nuk do ta bëjë kurrë Amerikën aq të madhe sa e ka bërë ai dhe vazhdon ta bëjë. Ishte një nder të punoja për të”, shkroi ajo, pa komentuar largimin e papritur nga detyra.
Mesazhi u publikua disa orë pas përfundimit të një mandati tepër të shkurtër, i cili u shoqërua me kritika të forta për paraqitjen e saj në sallën e informimit të Shtëpisë së Bardhë dhe me pikëpyetje mbi përgatitjen e saj profesionale.
Zachariah u përzgjodh nga Trump më 9 tetor për të zëvendësuar Caroline Levitt dhe mori zyrtarisht detyrën më 12 tetor. Të nesërmen, konferenca e saj e parë me gazetarët zgjati vetëm 14 minuta dhe u prit negativisht për mënyrën se si iu përgjigj pyetjeve.
Reagime të tjera u shkaktuan pasi u bë e ditur se, megjithëse ishte prezantuar si avokate, ajo nuk ishte licencuar për ushtrimin e profesionit. Zakaria nuk kishte kaluar provimin përkatës në Kaliforni dhe pranoi se nuk kishte bërë një përpjekje tjetër për ta dhënë atë.
Më 16 tetor, të premten, Trump sinjalizoi publikisht se e ardhmja e saj në këtë post ishte e pasigurt, duke thënë se mediat e kishin trajtuar në mënyrë veçanërisht të ashpër.
“I thashë se nëse do të isha në vendin e saj, do ta rishqyrtoja”, deklaroi presidenti amerikan, duke shtuar se nuk dëshironte që ajo të përballej me presionin e madh që shoqëron këtë detyrë.
Pak më vonë u bë zyrtare se Zakaria po largohej nga posti, duke vendosur rekordin për mandatin më të shkurtër të një sekretareje shtypi në historinë e Shtëpisë së Bardhë.





