Dinamo pritej të reagonte ndaj Teutës në javën e 7-të të Abissnet Superiore, por skuadra e drejtuar nga Ilir Daja nuk ia doli dhe u mposht 0-2.
Të lidhura
None found
Teuta triumfoi ndaj dinamovitëve jo vetëm falë golave, por edhe për shkak të lojës së zhvilluar. Dinamo regjistroi vetëm 2 goditje në kuadrat, ndërsa kundërshtarët patën 4 të tilla.
Edhe në përballjen me Vllazninë, skuadra kryeqytetase e kishte gjetur vetëm 1 herë kuadratin kundërshtar. Në dy takimet e fundit, ekipi i Ilir Dajës nuk ka shënuar, ka krijuar shumë pak raste dhe vijon të pësojë gola.
Pas paraqitjeve mbresëlënëse në Conference League, “blutë” duket se po shfaqin papritur probleme në çdo drejtim, sikur të kenë nisur të “fusin ujë” nga të gjitha anët.
Pas disfatës së fundit ndaj Teutës, trajneri Daja nuk zgjodhi ta dramatizonte situatën dhe u shpreh me optimizëm. Megjithatë, statistikat paraqesin një panoramë krejt të ndryshme.





