Protesta e studentëve u shoqërua me përplasje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, ku ishin dislokuar forca të shumta policie.
Përveç përdorimit të autobotit të ujit, gazit lotsjellës, shkopinjve të gomës, grushteve dhe shkelmave, policia dyshohet se ka hedhur edhe gurë në drejtim të protestuesve.
Të lidhura
None found
Gjatë zhvillimeve, disa protestues u ndaluan dhe u shoqëruan në mënyrë të dhunshme, ndërsa pati edhe raste goditjeje.
Siç shihet në pamje, një grup i madh efektivësh policie drejtohet drejt turmës së studentëve dhe disa prej tyre qëllojnë protestuesit me gurë.







