Tensionet janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku vijon protesta e studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve kundër qeverisë.
Gjatë përplasjeve, Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës, ku për pasojë është plagosur një vajzë e cila ndodhej mes turmës së protestuesve.
Të lidhura
None found
Sipas raportimeve nga terreni, të rinjtë kanë bërë thirrje të lajmërohej ambulanca, ndërsa policia ka hedhur sërish gaz në drejtim të tyre, teksa ata i jepnin ndihmë të resë.
Mësohet gjithashtu se asaj i është dhënë ndihma e parë nga disa të pranishëm, të cilën e kanë marrë në krah dhe e kanë larguar drejt një vendi më të qetë në pritje të ambulancës.







