Protesta është përfshirë nga tensionet teksa disa efektivë kanë tentuar të ndalojnë një protestues. Për arrestimin e tij kanë ndërhyrë dhjetëra policë.
Ndërsa i riu ndodhej i shtrirë përtokë, disa prej efektivëve e kanë marrë me forcë dhe e kanë tërhequr zvarrë drejt një zone tjetër, duke penguar këdo që të afrohej. Policët e kanë dhunuar barbarisht, duke e qëlluar me shkop gome, grushte dhe shkelma.
Të lidhura
None found
Pranë Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë dislokuar forca të shtuara policore. Ndaj protestuesve është përdorur një sasi shumë e madhe gazi lotsjellës.





