Mes tymit dhe flakës në protestë, studentja shqiptare flet për rininë: Pa perspektivë dhe pa besim te politika

Gjatë protestës së 15 tetorit në Tiranë, studentja Samanda Toçka mbajti një fjalim që u përhap gjerësisht në rrjetet sociale. Fjalët e saj sollën sërish në vëmendje shqetësimet e të rinjve shqiptarë për të ardhmen, emigrimin dhe mosbesimin ndaj politikës.

Me origjinë nga Prrenjasi, Toçka është në vitin e pestë të studimeve në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Duke folur për vështirësitë e rinisë, ajo ndau edhe historinë e familjes së saj, e cila jeton e ndarë mes Shqipërisë dhe emigracionit.

Të lidhura

None found

Sipas studentes, gjendja e të rinjve në Shqipëri është e rëndë. Ajo tha se nuk sheh një të ardhme të mirë për ta dhe se nuk u beson më politikanëve, përfshirë edhe figurat e reja të politikës.

Toçka tregoi se i ati jeton prej dekadash jashtë vendit dhe se pjesëtarët e familjes së saj janë shpërndarë në shtete të ndryshme. Përmes kësaj përvoje, ajo përshkroi ndikimin që emigrimi dhe mungesa e perspektivës kanë pasur në jetën e të rinjve dhe të shumë familjeve shqiptare.

Fjalimin e shpërndau edhe gazetari Osman Stafa, i cili u bëri thirrje atyre që ende nuk janë të bindur të dalin në protestë të dëgjojnë fjalët e studentes.


Shtuar më 16.10.2026 14:54