Gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, në ditën e katërt të saj, janë regjistruar pamje të rënda. Në një moment tensioni në Rrugën e Durrësit, një efektiv policie shihet duke goditur dhe përplasur dhunshëm përtokë një të ri, i cili, sipas pamjeve, qëndronte i palëvizur në rrugë.
Goditja bën që i riu të rrëzohet me forcë në tokë, ndërsa pak çaste më vonë, disa efektivë të tjerë e rrethojnë.
Të lidhura
None found
Protesta vijon prej orësh, ndërsa gjatë ditës së sotme janë shoqëruar disa persona, kryesisht të rinj.
Gjithashtu, policia ka përdorur disa herë gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërsa rrethanat e ndërhyrjeve dhe veprimet e palëve mbeten për t’u dokumentuar plotësisht.







