VIDEO/ Përshkallëzohet protesta te Rruga e Durrësit, policia hedh gaz lotsjellës, të rinjtë pësojnë dëmtime në sy

Për të katërtën ditë radhazi, student dhe gjimnazistë, kanë dalë në protestë kundër qeverisë. Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj turmës gjatë protestës së të rinjve te Rruga e Durrësit në Tiranë, ndërsa disa prej protestuesve kanë pësuar irritime dhe dëmtime në fytyrë, veçanërisht në sy.

Në këto momente tensioni, disa vajza u janë gjendur pranë të rinjve të prekur, duke u shpëlarë sytë me solucion fiziologjik për t’u lehtësuar shqetësimet e shkaktuara nga gazi lotsjellës.

Të lidhura

None found

Me tensione po shoqërohet dhe protesta e sotme, por me tone më të qeta se dje.

 


Shtuar më 16.10.2026 13:23