Autoboti me ujë që qëndronte i pozicionuar para Ministrisë së Arsimit është larguar, duke lejuar hapjen e rrugës për qarkullimin.
Deri më tani nuk dihet arsyeja e këtij veprimi dhe nëse bëhet fjalë për një ndryshim të masave të sigurisë apo për një strategji të re të policisë gjatë protestës.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, gjatë një bisede me studentët protestues, është treguar i qetë në komunikimin me ta, duke u kërkuar të shmangin hedhjen e gurëve.
“Ju vaftë mbarë vazhdoni protestën në mënyrë paqësore. Nuk ka civilë. Mos godisni me gurë. Nëse godisni me gurë do ju përgjigjemi me ujë”, u dëgjua të thotë komandanti.





