Ish-ministrja Olta Xhaçka, zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash

Ish-ministrja e Jashtme dhe e Mbrojtjes Olta Xhaçka, është marrë zyrtarisht në hetim nga SPAK për dy vepra penale.

Deputetja socialiste, dyshohet se ka kryer korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, bën me dije gazetarja Klodiana Lala.

Të lidhura

None found

Vetëm dy ditë më parë Xhaçka ishte në SPAK, ku përpara saj ishte dhe bashkëshorti Artan Gaçi, i cili gjithashtu është në hetim nga SPAK.

Dy prokurorët e çështjes Ols Dado dhe Altin Dumani, kanë arritur të gjejnë prova për Xhaçkën dhe bashkëshortin Gaçi për 2 vepra penale.

Bëhet fjalë për një dosje e ardhur nga letër porosia nga vendet e BE-së.

Sipas burimeve kemi të bëjmë me korrupsion në raport me persona të tretë dhe pastrim parash përmes kompanisë së Artan Gaçit.

Gaçi njihet si investitor strategjik. Prokuroët kanë sekuestruar dokumente, kanë marrë të dhëna bankare dhe kanë pyetur persona të tretë.


Shtuar më 16.10.2026 10:02