Kuotat favorizojnë Dinamon e Ilir Dajës, provë e vështirë për Teutën në krye

Përballja e sotme me Dinamon e Ilir Dajës përbën një sfidë të fortë për Teutën kryesuese. Sipas koeficientëve, skuadra dinamovite shihet si më e favorizuar për të siguruar 3 pikët: fitorja e saj kuotohet 2.40, barazimi 3.00, kurse suksesi i durrsakëve 2.75.

Të lidhura

None found

Nën drejtimin e Edlir Tetovës, Teuta ka spikatur në këtë edicion të ri me paraqitje të qëndrueshme dhe formë të shkëlqyer. Durrsakët kanë bindur me lojën e tyre dhe kanë marrë rezultate të sigurta, duke e vendosur shpesh fatin e takimeve pa lënë hapësirë për diskutim.

Nëse arrin ta mundë rivalin durrsak sonte, Dinamo do ta ngushtonte në vetëm 1 pikë largësinë nga kreu.


Shtuar më 16.10.2026 09:58