Zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, deklaroi në emisionin “N’Dritë” të Alsat se partia e saj nuk do ta përkrahë propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Të lidhura
None found
Ajo u shpreh se do të ishte më mirë të mos ekzistonte fare një ligj i tillë, sesa të miratohej në formën aktuale.
Sipas Bilalli Zendelit, ky ligj do t’i japë bazë ligjore dhe do ta bëjë të ligjshëm modelin e konkurseve me raportin 50 me 2, 35 me 0 dhe 27 me 1. Ajo theksoi se konkurset e tilla mund të kundërshtohen dhe të kërkohet rishikimi i tyre, por pasi të mbështeten në kuadrin ligjor të sistemit juridik, ato rrezikojnë të bëhen pjesë e përditshmërisë.






