Vala e protestave të nxënësve ka përfshirë edhe qytetin e Lezhës, ku një grup gjimnazistësh, shumica prej të cilëve nga shkolla “Hydajet Lezha”, kanë braktisur orët mësimore dhe kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Për të mbajtur situatën nën kontroll, autoritetet kanë rritur prezencën e policisë në Lezhë, me forca të rendit të vendosura pranë ndërtesave kryesore shtetërore për të monitoruar nga afër zhvillimet.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, edhe qyteti i Fierit po përgatitet për një protestë të ngjashme. Efektivët e policisë kanë zënë pozicione në sheshin qendror të qytetit, duke pritur për të parë se si do të shkojnë ngjarjet.
Nga të dhënat e para, një numër i konsiderueshëm gjimnazistësh janë paraqitur në shkollë pa çantat e tyre, një gjest ky që lidhet drejtpërdrejt me protestën e paralajmëruar paraprakisht.
Bojkoti i mësimit është përhapur gjithashtu në Kamëz, ku nxënësit pritet të nisen drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës qendrore.




