Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkozë, autori i dyshuar identifikohet dhe kërkohet nga policia

Një 45-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë.

I plagosuri është identifikuar si Dodë Legisi dhe, pas ngjarjes, është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për të marrë trajtim mjekësor.

Të lidhura

None found

Paraprakisht bëhet e ditur se plumbi e ka prekur në kofshë, ndërsa ende nuk janë bërë të qarta të gjitha detajet mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Autoritetet kanë identifikuar personin e dyshuar për plagosjen dhe e kanë shpallur atë në kërkim.

Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta.

Ndërkohë, policia vijon veprimet për arrestimin e të dyshuarit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të plagosjes.


Shtuar më 15.10.2026 23:10