Fisnik Asllani ka shënuar për herë të parë në Evropë me fanellën e Hoffenheimit, duke tundur rrjetën në përballjen me Besiktasin.
Sulmuesi i Kosovës e ktheu ndeshjen në baraspeshë në minutën e 68-të. I shërbyer nga Lemperle, ai kaloi me driblim mbrojtësin dhe më pas goditi saktë, duke e lënë të shtangur portierin e skuadrës mysafire.
Të lidhura
None found
Ky realizim është edhe i pari për Asllanin me Hoffenheimin gjatë këtij sezoni. Një javë më parë, ai kishte dhënë edhe një asist në Bundesliga.
Asllani numëron gjithashtu një gol me Kosovën, të shënuar kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.




