Përplasje në bulevardin “Gjergj Fishta”: flakë te Ministria e Financave, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

Tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit po shtrihen me shpejtësi edhe në rrugë të tjera kryesore të kryeqytetit.

Pranë bulevardit “Gjergj Fishta” janë shënuar përplasje të forta. Për të shpërndarë turmën, policia po përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Të lidhura

None found

Protestuesit kanë vendosur barrikada të improvizuara në mes të rrugës, në përpjekje për të penguar përparimin e forcave të policisë.

Situata është përshkallëzuar edhe pranë Ministrisë së Financave, ku hyrjes kryesore të godinës i është vënë flaka. Tymi dhe flakët po përhapen te porta, ndërsa forcat e sigurisë po përpiqen të kontrollojnë zonën.


Shtuar më 15.10.2026 20:55