Eva Pango, aktivistja që po merr kujdes mjekësor pas dëmtimit në protestë, nuk ka aktualisht nevojë për trajtim kirurgjikal.
Gjendja e saj do të monitorohet vazhdimisht nga neurokirurgët, të cilët do të vlerësojnë nëse do të nevojitet ndërhyrje, në varësi të ecurisë klinike.
Të lidhura
None found
Ajo u dëmtua gjatë protestës nga një bombul gazi lotsjellës, pësoi gjakderdhje dhe u transportua menjëherë në spital.
Ndërkohë, efektivi i Policisë në Shkodër i është nënshtruar një operacioni, i cili ka përfunduar me sukses.
Efektivi u godit në kokë me gur nga protestuesit që ndodheshin përpara ambienteve të Policisë Vendore të Shkodrës.




