LSDM-ja ka reaguar sot ndaj deklaratës së deputetit të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, i cili pretendoi se gjuha maqedonase nuk do të pranohet si gjuhë zyrtare brenda Bashkimit Evropian.
Të lidhura
None found
“Antonio Milloshoski pretendon se LSDM-ja ka lënë të hapur mundësinë për një veto të re bullgare, kësaj here lidhur me gjuhën maqedonase në BE. Çfarë gënjeshtre!
Si mund të deklarojë se Presidentja e Komisionit Evropian po gënjen? Ajo ia tha drejtpërdrejt Mickoskit: Evropa ju pret me identitetin dhe gjuhën tuaj.
Mickoski e cilësoi Marrëveshjen e Prespës një kryevepër të diplomacisë, ndërsa Siljanovska deklaroi se gjuha dhe identiteti janë të mbrojtura dhe se kjo çështje është zgjidhur. Maqedonia e nënshkroi marrëveshjen Frontex në gjuhën e pastër maqedonase.
Çdo gjë është aty dhe gjithçka është konfirmuar nga Presidenti i Komisionit, Presidenti i shtetit dhe vetë grabitësi. Mjaft me gënjeshtra. Nuk mund të thuash se Ursula von der Leyen po gënjen. Nuk mund ta marrësh të vërtetën nga qeveria e mëparshme dhe më pas ta akuzosh atë se po pengon rrugën evropiane.
Reformat kanë mbetur në vend. Edhe afati i dytë ka përfunduar, ndërsa premtimi ishte që ato të përmbusheshin deri më 1 qershor. Nga ai zotim nuk ka asnjë gjurmë. Prandaj vendet e tjera po marrin një udhërrëfyes, ndërsa Maqedonia po mbetet e izoluar.
LSDM-ja e deklaroi këtë para zgjedhjeve dhe po e përsërit edhe sot, publikisht dhe drejtpërdrejt: gjuha dhe identiteti janë të mbrojtura. Banda po largohet nga Laura Kovesi, jo nga Bullgaria.
Qytetarët po e ndjekin situatën. Pushteti do t’u rikthehet atyre dhe banda do të japë llogari si përpara një gjyqësori të pavarur, ashtu edhe përpara Laura Kovesit”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/





