Protestat në Tiranë, OSBE mbështet thirrjen e Begajt dhe ofron ndihmë për dialog

Përballë situatës së krijuar në vend nga protestat në Tiranë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka bërë të ditur se është e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e një dialogu gjithëpërfshirës, nëse i kërkohet.

Në reagimin e publikuar, Prezenca ka mirëpritur mesazhin e sotëm të Presidentit Bajram Begaj, duke shprehur mbështetjen për të.

Të lidhura

None found

OSBE-ja i është bashkuar apelit për ruajtjen e qetësisë dhe zhvillimin e një dialogu që përfshin të gjitha palët, duke konfirmuar gatishmërinë për të kontribuar në lehtësimin e tij në rast se do të marrë një kërkesë të tillë.


Shtuar më 15.10.2026 19:24