Testi kualifikues për 453 kandidatë për prokurorë mbahet më 7 nëntor

Testi kualifikues për kandidatët që i kanë plotësuar kushtet për prokurorë do të zhvillohet të shtunën, më 7 nëntor 2026, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri. Këtë e bëri të ditur Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Të lidhura

None found

Njoftimit i është bashkëngjitur lista e 453 kandidatëve që kanë të drejtë t’i nënshtrohen testit.

Regjistrimi do të bëhet nga ora 12:00 deri në 12:30. Në orën 12:30 dyert e sallës do të mbyllen dhe kandidatët që mbërrijnë më vonë nuk do të lejohen të marrin pjesë në provim, sipas njoftimit.


Shtuar më 15.10.2026 18:45