Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi gjendjen e personave të dëmtuar gjatë protestës.
Në Spitalin Universitar të Traumës po trajtohen ende dy punonjës policie. Efektivi D.K. ndodhet në shërbimin e Neurokirurgjisë, ku po mbahet nën vëzhgim të mëtejshëm, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Të lidhura
None found
Efektivi F.R., i ardhur nga Shkodra, po kryen një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë.
Po në Spitalin Universitar të Traumës marrin ndihmë mjekësore edhe katër protestues, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Protestuesja E.P. vijon të jetë nën monitorim intensiv. Sipas të dhënave paraprake, ajo është e vetëdijshme dhe gjendja e saj shëndetësore paraqitet e mirë.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk raportohet për persona të lënduar që po marrin trajtim mjekësor.






