Blick i bën thirrje Zvicrës të mos e humbasë Lutfi Dalipin: Kosova dhe Shqipëria e ftuan në shtator

Gazeta zvicerane “Blick” i ka kërkuar Federatës Zvicerane të kujdeset që Lutfi Dalipi, talenti i Young Boys i huazuar te Vaduzi, të mos zgjedhë një tjetër kombëtare.

Të lidhura

None found

Mesfushori ofensiv 20-vjeçar mund të përfaqësojë Kosovën, Shqipërinë, Zvicrën ose Portugalinë, pasi nëna e tij është portugeze. Për momentin, ai është i lumtur me ekipin U21 të Zvicrës.

Dalipi po spikat këtë edicion në Superligën e Zvicrës: ka shënuar katër gola dhe ka dhënë nëntë asistime. Paraqitjet e tij kanë tërhequr interesimin e disa klubeve nga Bundesliga, Serie A dhe La Liga.

Sipas “Blick”, gara për shërbimet e Latifit është shtrirë edhe në nivel kombëtaresh. Kosova dhe Shqipëria i kanë dërguar ftesa në muajin shtator, ndërsa ai ka të drejtë të luajë edhe për Portugalinë.

Gazeta paralajmëron se paraqitje si ajo kundër Baselit pritet të rrisin interesimin e federatave për Dalipin. Ai ende nuk ka vendosur cilën kombëtare do të përfaqësojë dhe pritet ta marrë vendimin pas Evropianit U21 2027.