Besëlidhja ka vendosur për trajnerin që do të marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Elvis Plorit. Mirel Josa ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit lezhjan dhe pritet të zyrtarizohet të hënën e ardhshme, kur edhe do të prezantohet zyrtarisht.
Të lidhura
None found
Emërimi i Josës shihet si një përpjekje për t’i dhënë një tjetër drejtim rezultateve të Besëlidhjes. Aktualisht, ekipi ndodhet në vendin e 10-të të renditjes, me vetëm 5 pikë të mbledhura.
Për Mirel Josën, kjo do të jetë një sfidë e re në karrierën e tij të gjatë si trajner në futbollin shqiptar. Sezonin e fundit, ai drejtoi Bylisin në Superiore dhe u përpoq ta mbante skuadrën ballshiote në elitë. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, Bylisi e siguroi rënien nga kategoria vetëm në ndeshjen e javës së fundit.





