Antoine Semenyo e ka pranuar se ndihet përgjegjës për mundësitë e humbura në disfatën 4-2 të Manchester Cityt kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.
Të lidhura
None found
Sulmuesi i skuadrës angleze pati disa raste të favorshme për të shënuar ndaj kampionëve francezë, por nuk mundi t’i kthente ato në gola. Pas përfundimit të takimit, ai shprehu zhgënjimin për paraqitjen e tij para portës.
“Për momentin, po e fajësoj veten për të gjitha rastet që i humba”, tha Semenyo për CBS Sports.
Pavarësisht paraqitjes së tij personale, lojtari bëri thirrje që Manchester City të fokusohet te gjërat pozitive dhe të mos ndalet te kjo humbje.
“Duhet t’i marrim gjërat pozitive nga kjo ndeshje dhe të vazhdojmë tutje”, u shpreh ai.
Pas golit të katërt të PSG-së, Semenyo tentoi të rikthejë skuadrën në lojë, por goditja e tij përfundoi në traversë, ndërsa një tjetër përpjekje e mëvonshme preku rrjetën e jashtme.
Manchester City e mbylli pjesën e parë me një deficit prej tri golash. Për Paris Saint-Germainin shënuan Desire Doue, Ousmane Dembele dhe Vitinha.
Pas pushimit, ekipi i Pep Guardiolës reagoi dhe Erling Haaland realizoi dy herë, megjithatë përmbysja nuk u arrit dhe ndeshja përfundoi 4-2.
Humbja ndaj PSG-së ishte disfata e parë e Cityt që prej përballjes në Superkupën e Anglisë (Community Shield).
Semenyo gjithashtu vlerësoi forcën e kundërshtarit, duke e renditur Paris Saint-Germainin mes skuadrave më të mira të futbollit evropian.
“Patjetër që janë një prej skuadrave më të mira”, përfundoi Semenyo.





