Kasami: Takimi me Mickoskin javën e ardhshme do të fokusohet te zëvendësministrat dhe drejtorët

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, njoftoi se gjatë javës së ardhshme pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Hrisitjan Mickoski. Sipas tij, në këtë bisedë do të shqyrtohen ndryshimet dhe plotësimet në postet e zëvendësministrave, si edhe emërimet për drejtorë e zëvendësdrejtorë në institucionet ku këto pozita kanë mbetur vakante ose kërkojnë zëvendësim.

Të lidhura

None found

“Besoj se brenda javës së ardhshme do të zhvillohet takimi i radhës me kryeministrin dhe njëkohësisht kryetarin e VMRO-së, si partner i koalicionit. Do të diskutojmë për zëvendësministrat, për plotësimin dhe zëvendësimin e tyre, si dhe për çështje të tjera që lidhen konkretisht me drejtorët dhe zëvendësdrejtorët, aty ku nevojitet plotësim ose ndryshim”, deklaroi Kasami.


Shtuar më 15.10.2026 14:28